Ish –presidenti i Republikës, Bujar Nishani thotë se zgjedhja e Prokurorit të përkohshëm, pas mbarimit të mandatit të Prokurorit aktual ditën e sotme, mund të bëhet vetëm më 94 vota në parlament.
Nishani shprehet në një shkrim në faqen e tij në Facebook se, edhe pse ka një artificë të njëanshme politikisht në ligjin për Prokurorinë, është Kushtetuta ajo që prevalon.
Sipas tij, bazuar në ligjin 179/3 të Kushtetutës, “nëse maxhoranca do t’i qëndrojë nocionit të “Prokurorit të përkohshëm”, referenca kushtetuese për këtë moment procedurial kërkon dy të tretat e votave, pra 94.
Nëse do referohet zgjedhja e tij me 84 vota duhet propozimi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Sipas Nishanit, këtë përcaktim të Kushtetutës nuk mund ta lëvizë “as topi, as Kryeministri, as Parlamenti dhe asnjë përfaqësues ndërkombëtar”
“Kryeministri nuk ka asnjë tagër dhe asnjë hapësirë apo mundësi që Ai, të propozojë procedure”,
thotë ish presidenti
. “Ndaj oferta e tij ndaj opozitës është thjesht një kurth për betejë të imazhit publik”.
Tv Klan