Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. Kjo parti numëron deri më tani 2.59% të votave.
Siç shkruan Klan Kosova, shansi i vetëm që kjo parti të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës mund të jenë votat me kusht dhe ato nga diaspora që nuk kanë nisur ende të numërohen.
Nga Limaj nuk ka ende një deklaratë zyrtare. I vetmi që ka reaguar ditën e sotme ka qenë një prej përfaqësuesve të saj, Vesel Krasniqi. Ai ka falenderuar aktivistët për mbështetjen. Ndër të tjera, ai është shprehur se është humbur vetëm një betejë., ndërsa siguroi mbështetjen për liderin e partisë.
“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falënderoj për mbështetjen dhe tërë aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare me çlirimtarët dhe për çlirimtarët do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësisht me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka shkruar Krasniqi.