Rrjeti social Bluesky ka fituar më shumë se 1 milion përdorues të rinj pas zgjedhjeve në SHBA teksa përdoruesit kërkojnë t’i shpëtojnë keqinformimit dhe fotove të pahijshme në X.

Prurja masive, kryesisht nga Amerika e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar, e ka ndihmuar platformën të arrijë mbi 15 milionë përdorues nga 9 që kishte në shtator.

Eksperti Axel Bruns tha se platforma është një alternativë ndaj X dhe përfshin një sistem më funksional për të bllokuar ose pezulluar llogaritë problematike si dhe në politikat ndaj sjelljeve të dëmshme.

“Është kthyer në një hapësirë për njerëzit që duan të përjetojnë eksperiencën e rrjetit social që Twitter ofron, por pa aktivizmin e së djathtës ekstremiste, keqinformimit, gjuhës së urrejtjes, llogarive false e gjithçka tjetër. Komuniteti më liberal i Twitterka ikur prej aty dhe ështe zhvendosur masivisht në Bluesky”.

Bluesky nisi si një projekt i brendshëm i Twitterpor u bë i pavarur në vitin 2022 dhe tani i përket Jay Graber.

Platforma ka përfituar më parë nga pakënaqësitë ndaj X dhe drejtuesit të saj, Elon Musk. Twitterhumbi miliona përdorues pasi u kthye në X dhe përdorimi në SHBA ra  më shumë se 1/5 në 7 muajt pasardhës.

Bluesky vjen i dyti pas Threads e cila në muajin nëntor arriti në 275 milionë përdorues në muaj nga 220 milionë në muajin gusht./tvklan.al