TikTok mund të jetë rikthyer për momentin, por kompanitë tashmë i janë futur këtij biznesi. Platforma X lajmëroi se tani përdoruesit kanë një hapësirë të dedikuar për videot vertikale.

Një ikonë me shenjën “luaj” në pjesën e poshtme të ekranit të dërgon menjëherë në të. Më parë,  përdoruesit duhet të klikonin që videoja të fillonte ndërsa tani kjo ndodh në mënyrë automatike.

E njëjta përpjekje vjen edhe nga Bluesky. “Ne duhet që të përfshihemi në aksionin e videove – Bluesky tani ka profile të përshtatura për video! Si në çdo profil tjetër, ju mund të zgjidhni për t’i vendosurnë krye ose jo. Bluesky është në duart tuaja”, shkroi kompania në një postim.

Shumë prej videove rezultojnë të importuara nga TikTok ndërsa tërheqja lart sugjeron edhe më shumë video, edhe pse Bluesky nuk ka sqaruar se cili është algoritmi që i vendos në funksion.

Ndërkohë Instagram ka prezantuar aplikacionin për modifikimin e videove, Edits që do të imitojë CapCut dhe pritet të dalë në shkurt./tvklan.al