Mbi 20 milionë brazilianë do të vazhdojnë të mos kenë akses në platformën “X”, dikur e njohur me emrin “Twitter”.
Kjo pasi një panel i Gjykatës së Lartë në Brazil votoi njëzëri për të mbështetur vendimin e dhënë javën e shkuar nga një gjykatë e nivelit më të ulët, e cila vendosi që gjiganti i mediave sociale “X” duhet të pezullohet sepse nuk emëroi një përfaqësues ligjor vendas siç kërkohet nga ligji.
Tre nga gjyqtarët në panel thanë se pezullimi mund të anulohej vetëm nëse platforma përputhej me vendimet e mëparshme të institucioneve braziliane dhe paguante gjobat.
Të hënën, Musk u përgjigj në një postim duke e përshkruar pezullimin si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave të brazilianëve.
Me këtë vendim, përdoruesit brazilianë do të vijojnë të mos kenë akses në këtë platformë dhe nëse kapen nga autoritetet duke e përdorur në mënyrë të paligjshme, do të përballen me gjoba të rënda.
Brazili është tregu i gjashtë më i madh i “X” në botë me rreth 21.5 milionë përdorues.
Tv Klan