Uji i Ftohtë në Tepelenë, është një nga zonat me peizazhin më të veçantë.
Burimet e shumta me ujë të pastër dhe të ftohtë, prej nga ka marrë edhe emrin kanë krijuar një park natyror, i cili po frekuentohet gjithmonë e më shumë.
“Uji i ftohtë është një tjetër atraksion që vizitorët vendas dhe turistët zgjedhin për të kaluar disa orë në këto ditë të nxehta të muajit Gusht”.
Bimësia e pasur e bën zonën piktoreske një nga më të veçantat duke lënë padyshim mbresa tek çdo pushues. Burimet ujore të rrethuara nga formacionet shkëmbore, është kjo pamja, që i bën vizitorët të ndalojnë dhe të shijojnë një pjesë të ditës aty.
Uji i Ftohtë në Tepelenë, është kthyer në një destinacon jo vetëm për banorët, por edhe ato nga fshatrat përreth.
“Është hera e parë e vizitoj këtë vend. Unë jam nga Parisi dhe më pëlqen shumë që e gjeta këtë vend të bukur, dhe të paprekur.”
E kthyer tashmë në një zonë turistike ndodhet 8 KM larg nga qyteti i Tepelenës.
Tv Klan