Moderatorja e njohur Arjola Shehu ishte e ftuar pasditen e kësaj të shtune në programin “Rudina” në Tv Klan. Në diskutimin në studio bashkë me të ftuarit ajo tha se ishte një person që i pëlqente shumë të udhëtonte.

Udhëtimi i saj i fundit kishte qenë Dubai. Me publikun moderatorja ndau emocionet e udhëtimit në një ndër qytete më luksoze të globit, të cilin nuk nguroi ta krahasonte as me kryeqytetin tonë, Tiranën.

Megjithëse e cilësoi Dubain si një vend të bukur me arkitekturë moderne dhe kulturë të veçantë, Arjola tha se në vendin tonë ndoshta për shkak të mendësisë, apo ndikimit nga rrjetet sociale vazhdon që të ngelet një destinacion i paragjykuar.

“I fundit ka qenë në Dubai. Një destinacion që unë nuk e kisha shkelur asnjëherë. Një destinacion, do të thoja unë, me shumë paragjykime në ditët e sotme, falë rrjeteve sociale. Megjithatë ishte një destinacion që ne e zgjodhëm bashkë me familjen, vendosëm që të shkonim të gjithë, familja e motrës, unë dhe prindërit, për ta eksploruar si zonë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Aty ndjehej sigurisht një mirëqenie shumë e lartë, sidomos në ato destinacione që unë vizitova. Megjithatë ndjehej dhe një lloj sipërfaqësie, për sa i përket terminologjisë që ekziston “neë money” dhe “old money”. Nuk ndjehen shumë një kulturë e të pasurit të lekëve se sa një dëshirë. Kur shkoje e vizitoje e kuptoje se përse thuhej kjo terminologji. Gjithsesi me të vërtet unë u kënaqa. Të jepte një ndjesi fantastike, moti ishte fantastik dhe njerëzit ishin shumë të sjellshëm. Nuk e di po unë pashë dhe një lloj ndashmërie me Tiranën tonë”, tha Arjola Shehu./tvklan.al