Foshnja është stërnipi i nëntë i mbretereshës 94-vjeçare, Elizabeth
Familja mbretërore është shtuar me një djalë nga princesha Eugenie. 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank, u bënë prindër për herë të pare me 9 Shkurt duke sjellë në jetë princin më të ri të mbretërisë në spitalin e Londrës “The Portland Hospital”.
Lajmi u konfirmua edhe nga familja mbretërore. Ky është fëmija i parë për Princeshën Eugenie dhe bashkëshortin e saj Jack Brooksbank, nipi i parë për Dukën dhe Dukeshën e Yorkut dhe stërnipi i nëntë për Mbretëreshën Elizabeth dhe Dukën e Edinburghut.
Princesha Eugenie po ashtu e ndau lajmin e lumtur me gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke e postuar fotografinë e parë të foshnjës. Dy prindërit, Eugenie dhe Jack, shihen duke e përkëdhelur dorën e djalit të tyre të porsalindur, dhe fotografia shoqërohej vetëm me disa zemra ngjyrë kaltër.
Klan News