Më 19 gusht, efektivi i policisë, Erjon Goxhara, plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi kishte mësuar për lidhjen sentimentale që gruaja e tij kishte pasur me të. Ngjarja ndodhi në “Komunën e Parisit”.
“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”, i tha ai viktimës. Siç dëshmojnë edhe pamjet e publikuara, Goxhara e qëlloi 6 herë në mes në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi.
Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, avokatja Margarita Kola tregon se një prej personave të përfshirë në ngjarje e njihte si fytyrë pasi ka ndodhur në zonën ku ajo banon. Ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar e tmerruar sepse ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka parë gjithçka.
Margarita Kola: Kjo ka ndodhur pikërisht aty ku jetoj unë.
Rudina Magjistari: Vërtet?
Margarita Kola: Mu përpara.
Rudina Magjistari: I njihje personat apo jo?
Margarita Kola: Unë nuk i njihja personazhet, por më vonë kujtohem që njërin prej tyre e njihja për fytyrë dhe vajza ime ka qenë e tmerruar, ajo më ka lajmëruar sepse ka qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.
Rudina Magjistari: E ka parë skenën?
Margarita Kola: Po. (pohon me kokë)/tvklan.al