Koreja e Jugut ka ofruar një paraqitje të shkurtër të një të ardhme fantastiko-shkencore, me një fluturim demonstrues të një taksi-dron me dy vende në Seul. Qeveria e vendit ka përshkruar planet ambicioze për të komercializuar udhëtimet ajrore urbane deri në vitin 2025.

Taksi-dron fluturues ka dy ulëse dhe në demonstrimin e bërë mbi një lumë në Seul, është paraqitur duke fluturuar mbi 150 metra lartësi.

Taksi, mund të mbajë ngarkesë prej 219kg dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 128 kilometër në orë. Gjatë provës mjeti ishte i ngarkuar me thasë të rëndë orizi në vend të pasagjerëve.
Testimi u organizua nga qeveria e qytetit të Seulit dhe Ministria e Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit të Koresë së Jugut, e cila po zhvillon një sistem të menaxhimit të trafikut ajror ‘K-dron’ ndërsa po planifikon “një qiell që së shpejti do të mbushet me gjithçka, nga taksitë te dronët shpërndarës.”

Zëvendës drejtori i sektorit të transportit të Dronëve, Seo Jeong-seok, tha se “keto lloj mjete të reja do të luajnë një rol kryesor në luftimin e bllokimit të trafikut në zona të dendura urbane dhe janë miqësore me mjedisin.”
Ky taksi-dron munë të sjellë së shpejti revolucion në transportin publik. Ndërkohë,pritet që automjetet fluturuese të jenë një biznes i madh global në dekadat e ardhshme./tvklan.al