33 të shëruar në 24 orët e fundit
Koronavisuri ka shënuar viktimën e 36 që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë.
“Ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 71-vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive”.
Në 24 orët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë, ndërsa vijon të jetë e njëjta shtrirje gjeografike.
“Janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje”.
Duke ju referuar rasteve në rritje përgjatë kësaj jave epidemiologët apelojnë për kujdes.
“Të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore”.
Përgjatë 24 orëve, 33 pacientë janë shëruar nga Covid-19. Në total janë më shumë se 1 mijë persona që e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
Tv Klan