Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ai nuk do të habitej nëse vaksina Johnson & Johnson do të merrte autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA brenda dy javëve të ardhshme.
Fauci u shpreh se ai pret FDA të dalë në një deklaratë, por sipas tij përgjigja për këtë vaksinë do të jetë pozitive
“Unë nuk dua të flas përpara FDA, por nuk do të habitesha nëse aprovimi do të ndodhte brenda javës ose dy javëve të ardhshme“, ishte ky reagimi i Faucit.
Johnson & Johnson do të jetë kompania e tretë që kërkon autorizimin e përdorimit urgjent nga FDA për një vaksinë të koronavirusit.
Për vaksinën Pfizer, u deshën pak më shumë se tre javë nga koha që kompania dorëzoi të dhënat e saj deri në aprovim. Ndërsa për vaksinën Moderna, u deshën pak më shumë se dy javë./tvklan.al