Joe Biden ka falur doktor Anthony Fauci, gjeneralin në pension Mark Milley dhe anëtarët e Komitetit të Dhomës që hetuan sulmin e 6 Janarit në Capitol, për t’i mbrojtur kundër hakmarrjes së mundshme nga administrata e Trump.

Fauci i cili ndihmoi në reagimin e SHBA-së ndaj pandemisë Covid-19 është kritikuar shpesh nga Trump dhe aleatët e tij politikë. Milley, nga ana e tij, është një kritik i Trump dhe e quajti atë si një fashist.

Më herët këtë muaj, Biden u tha gazetarëve se një faktor që ndikonte në vendimin e tij ishte nëse Trump do të sinjalizonte ndonjë prej qëllimeve të tij për ndjekjen penale të kundërshtarëve të tij politikë në ditët para inaugurimit të tij.

Këta nëpunës i kanë shërbyer kombit tonë me nder dhe nuk e meritojnë të jenë objektiva të ndjekjeve të pajustifikuara dhe të motivuara politikisht”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Klan News