Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” u zhvendos nga studioja e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan në një kopsht trëndafilash, një vend që s’mund ta përcillte më bukur një histori dashurie. Kjo histori këtë herë është shumë e veçantë sepse rrëfimi vjen nga halla e moderatorit Ardit Gjebrea.

Me shumë emocione, ai tregoi se Hatixheja dhe Luani kanë patur një histori të jashtëzakonshme dhe kanë qenë shembull në jetë. Gjebrea na njeh fillimisht me hallën e tij që nis t’i rrëfejë edhe atij për herë të parë të gjitha detajet e njohjes me të. Luani ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj.

Hatixhe: Xhaxhi Landin e kam njohur nëpërmjet vëllait tim të dashur dhe xhaxhait tënd, Shpëtimit. Ka qenë shok i ngushtë në Fakultetin e Mjekësisë. Hynte e dilte në shtëpi tamam si  djali i shtëpisë, por me thënë të drejtën as më shkonte ndërmend që një ditë mund të bëhej bashkëshorti im. Më pëlqente kështu, por…

Ardit Gjebrea: Pse,nuk ishte dashuri me shikim të parë?

Hatixhe: Jo, nuk ishte dashuri me shikim të parë sepse ajo normë e moralit që kemi ne që me shokun e vëllait nuk duhet. Unë kisha një propozim për fejesë me një kushëririn e tij që kishte ardhur nga Hungaria dhe nëna e tij shkon te mamaja e burrit që u bë vjehrra ime më vonë dhe i thotë “moj për filanen, kemi qejf për djalin tonë”. Vjehrra pa ditur, s’kishim gjë fare, i thotë “ajo është e zënë, e ka një”.

Ardit Gjebrea: Kot i thotë ajo.

Hatixhe: I thotë për Luanin,vjehrra i thotë “e ka një”, kishte qejf për Luanin, për mua.

Ardit Gjebrea: Ah vjehrra jote kishte qejf për ty. Po ku të kishte njohur?

Hatixhe: Hyja e dilja në shtëpi sepse ata kishin shtëpi private dhe mbrëmjet që bënim, i bënim në oborrin e shtëpisë së Luanit.

Ardit Gjebrea: Pse, bënit mbrëmje në ato kohëra?

Hatixhe: Bënim, si s’bënim. Dhe hoqën dorë nga ky që kishte ardhur nga jashtë shtetit, kushëriri i Luanit. Kur vjen Luani, se ai ishte në Shkollën e Bashkuar, i thotë e ëma, shiko, kështu-kështu, “kë ka?” i thotë, “ty more, pse nuk e do ti?” Nejse, Luanit i vinte shumë zor se shoku i ngushtë, hynte e dilte.

Ardit Gjebrea: Tani ndërkohë që Luani me vëllain tënd rrinin bashkë, i kishte shprehur ndonjë gjë që unë e dua motrën tënde?

Hatixhe: Absolutisht.

Ardit Gjebrea: Jo?

Hatixhe: Absolutisht jo.

Ardit Gjebrea: Po ai të pëlqente apo tëshikonte si motrën e shokut të vet?

Hatixhe: Jo, kërcenim shumë të dy bashkë kështu që vetvetiu lindi ajo. Më pëlqente, edhe atij i pëlqente, si çift shkonim.

Ardit Gjebrea: Pra gjithçka lindi nga kërcimi, ajo ndjenja nga kërcimi?

Hatixhe: Nga vallëzimi, po. Edhe i thotë Luani “më pëlqen por unë e kam shumë të vështirë”. Më në fund, një shoku i tyre i thotë Shpëtimit, Shpëtimi babait kështu që përfundoi. Shumë të kënaqur, kemi kaluar një jetë bashkëshortore të shkëlqyer./tvklan.al