Për herë të parë në histori, 8 atletët finalist të garës së 100 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024” e përshkruan distancën nën 10 sekonda. Gjithçka e ndodhur shumë shpejt, kjo falë edhe ritmit të Noah Lyles, i kurorëzuar si njeriu më i shpejtë në botë.
Sprintieri rrëmbeu medaljen e artë për të rikthyer tek lavdia pas 20 vitesh përfaqësuesen amerikane. Në “Stade de France”, Lyles dhuroi garë spektakolare për t’i përfunduar me sukses Lojërat Olimpike dhe marrë vendin e parë për vetëm 5 të mijtat e sekondës para xhamajkanit Kishane Thompson.
Medaljen e bronztë e fitoi amerikani tjetër Fred Kerley, që regjistroi kohën 9.81 sekonda. Dyshja e parë e kaloi vijën e fundit në kohën prej 9.70 sekondash. 27-vjeçari u bë amerikani i parë që e fiton të artën në 100 metra, që prej Justin Gatlinit në vitin 2004 në Lojërat Olimpike.
Klan News