Reperi i njohur Noizy ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram se shumë shpejt vjen projekti më i ri muzikor. “Digital Love” titullohet kënga më e re e cila do të shoqërohet edhe nga një videoklip. Sipas këngëtarit kjo do të jetë hit i verës.
Kënga e re është pjesë e albumit të dytë të këngëtarit që pritet të publikohet gjatë këtij viti. Albumi i fundit mbante titullin “Epoka” pjesë e të cilit ishin 14 këngë. Projekti i fundit muzikor ishte “All dem talk”, bashkëpunim me dy këngëtarët e huaj, që rezultoi një sukses.
Albumi i dytë me të cilin këngëtari është duke punuar do të jetë i gjithi i shoqëruar nga video, prandaj do të duhet të presim pak kohë. “Bëhuni gati për një tjetër tsunami, ju premtoj,” shkruan këngëtari. /tvklan.al