Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko”.

Bashkëshorti, 52-vjeçari Jakup Sh., goditi gruan e tij me mjet prerës në trup e në qafë. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit rreth orës 02:15.

46-vjeçarja E.Sh. ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital.

Ndërsa autori u arrestuar nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë.

Mësohet se 52-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e 28-vjeçarit Arjan Mejdani në vitin 2011.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al