Pas Jerina Lalajt largohet nga programi edhe Robert Aliaj – Love Story
Të gjithë djemtë ‘çmenden’ pas saj, hyn fronistja e re në Love Story Tv Klan
Bleona, e vetme në panel! Çfarë ka ndodhur me Robert Aliajn?
Love Story nisi ndryshe këtë të hënë. Në panelin e opinionistëve ishte vetëm Bleona. Jerina Lalaj siç e bëri të ditur edhe vetë ka lënë programin javën e kaluar, ndërsa Alketa Vejsiu njoftoi se është vendosur me mirëkuptim që Robert Aliaj të mos e vazhdojë më eksperiencën në Love Story këtë vit.
“Jerina e ka lënë programin javën e kaluar për arsye që i dini. E falenderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim kemi vendosur ne dhe produksioni që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në Love Story këtë vit”, u shpreh Vejsiu.
Bleona: Mezi po pres momentin që të bëhem nënë
Në rolin e opinionistes në “Love Story”, Bleona ka zgjedhur të uroj gjithë mësuesit dhe nënat me rastin e festave.
Mes të tjerash ajo tha se mezi pret të bëhet nënë.
Bleona: Të gjithë mësuesve doja t’i uroja gëzuar festën e 7 Marsit. Nesër femrave festën e 8 Marsit. Ky është një ‘show’ i cili ka si qëllim t’i fuqizojë femrat jo t’i uli poshtë. Vajza, gra kudo që jeni, duajeni trupin tuaj, veten tuaj dhe jeni të respektuara. Unë personalisht jam shumë e lumtur që jam sonte këtu dhe mezi po pres momentin që të bëhem nënë vetë.
Eda i rrëfehet Jonny-t, çfarë lidhje ka konkurrentja me Kinën
Jonny dhe Eda kanë zhvilluar takimin e tyre të parë së bashku. Ata kishin zgjedhur që të shkonin në një vend me dëborë.
Ishte Jonny, ai që pyeti më së shumti Edën dhe konkurrentja i rrëfeu atij detaje nga familja e saj.
“Babi është ambasador në Pekin, vëllai është në Master në Gjermani. Mami është me mua, shkon dhe vjen në Pekin”, tha Eda.
“8 vite në një lidhje, Zoti para ne mbrapa…”, Daniela i tregon Fabios se nuk është bërë pishman
Daniela ka zgjedhur Fabion, hyrjen më të re nga djemtë për një takim të dytë në “Love Story”.
Javën e kaluar ajo është shprehur se marrëdhënia e saj me Vilianin ka përfunduar dhe se nuk e lidh më asgjë me konkurrentin.
Të dy kanë zgjedhur të ëmbëlsohen në një pastiçeri në kryeqytet, ku kanë kujtuar edhe kohët që kanë jetuar në Itali.
Fabio: Mendon ndonjëherë për historinë tënde të kaluar?
Daniela: Nuk bëhem pishman, thjesht mendoj vitet që kanë kaluar.
Fabio: Sa ishin 7 vjet?
Daniela: Gati 8.
Pa përmendur asnjë emër, por duke lënë të kuptohet se po flitet për Vilianin, Daniela i ka kërkuar Fabios një mendim për këtë marrëdhënie që ajo ka pasur me konkurrentin tjetër.
Daniela: Si po të duket kjo lidhja që kishte Daniela gjatë gjithë kësaj kohe?
Fabio: Për mua, ajo lidhje, njohje si e quan ti. Ju fizikisht mbase pëlqeheni…
Daniela: Të them diçka, fizikisht ne shkojmë për publikun, jo se pëlqehemi.
Fabio: Nuk përshtateni fare, sipas meje, unë shoh shumë të përbashkëta me lidhjen që kisha unë.
Daniela: Aq toksike ishte?
Fabio: Shumë, jashtë mase. Ju çdo herë ziheni. Pse?
Daniela: Ne zihemi edhe për gjënë më të vogël.
Fabio: Njësoj edhe unë… nuk kishte moment që nuk ziheshim, as vetë nuk e di…
Daniela: Si thua ishte mirë që i dhash fund?
Fabio: Asnjëri nuk i ka hapur rrugë tjetrit.
Daniela: Nëse ka dashuri dhe pëlqim tolerohet, ne nuk kemi as njërën, as tjetrën, të paktën nga ana ime. Nuk di për anën e djalit.
Ajo i ka treguar Fabios se e pëlqen atë dhe e ka zgjedhur në takim pasi kanë të përbashkëta me njëri-tjetrin.
Fabio: Mendon se do bëjmë ndonjë takim tjetër?
Daniela: Po, do kemi takim dhe do jetë akoma më bukur. Zoti para ne mbrapa…
“Dua një djalë shqiptar”, fronistja e re lë Italinë për Love Story
Një tjetër vajzë vjen në fronin e “Love Story”. Bëhet fjalë për Katerinën e cila lë italinë dhe vjen për të gjetur dashurinë në Shqipëri.
“Ndodhi kaq papritur, 24 orë më parë isha në Bergamo tani jam në Tiranë ku po shijoj kapuçinon time të parë. Erdha në ‘Love Story’ me zemër dhe sinqeritet në radhë të parë.”
Për të kaluarën e saj ajo tregon se ka pasur një lidhje të gjatë me një djalë Italian, por kurrë nuk ka njohur një shqiptar.
“Kam pasur një lidhje 6-vjeçare me një djalë Italian dhe nuk jam penduar për asgjë. Tani ka ardhur momenti të njoh një djalë shqiptar. Nuk e di çfarë do ndodhi, por jam shumë kurioze.
Në rrugën time në Love Story dua të bëj atë që ndiej të njoh për here të pare në jetën time një djalë shqiptar. Karakteri im është me kontraste të forta, kam shumë sens humori dhe shpresoj që këtë anë ta shikoni sa më shpejtë, por bëhem shumë serioze kur diçka e kam për zemër.
Jam në Love Story sepse më pëlqen dashuria siç thotë edhe këngëtari im i preferuar dashuria në jetë llogaritet dy herë.”
Daniela-Marinelës: Vetëm tregon b*****, je shembulli më skandaloz
Në spektaklin “Love Story” këtë të hënë nën drejtim e Alketa Vejsiut në Tv Klan vajzat diskutuan për modelin ideal të femrës. Më e zjarrtë në diskutime ka qenë Marinela dhe Daniela ku të dyja kanë debatuar ashpër duke bërë edhe krahasime për format e tyre trupore.
Marinela: Unë kam pretendime nëse mashkulli im nuk është në nivelin që dua unë atëherë unë kam pretendime ta zgjedh. Edhe mashkulli ka të drejtë të zgjedhi femrën e tij, ka një nivel dhe çdo njeri ka të drejtë ta zgjedhi. Unë kam bërë shumë fitness dhe fakti që i kam këto vithe i dua vithet e mia shumë.
Xheni: Nga e di ti që unë nuk shkoj në fitness? Më ruan, më ndjek?
Marinela: Duken rezultatet.
Daniela: Marinela edukatën dhe psikologjinë që na bën neve këtu duke na ofenduar nga e para tek e fundit është vetë gjithë kohës këtu (tregon bythën), vetëm gjuan. Je shembulli i femrës më skandaloze që del në emision.
Marinela: Ky është opinioni yt, nuk të kundërpërgjigjem.
Daniela largohet nga Love Story mes lotësh: Nuk jam aspak e lumtur që po iki…
Daniela këtë të hënë nuk dha trëndafil për asnjë nga djemtë. Lulen e saj ia dha Katerinës, në shenjë për të treguar se fronistja e re ka mundësinë për të dalë edhe me Vilianin.
Kjo për arsyen se Daniela ka vendosur që të largohet nga programi. Daniela pranoi se ky largim vjen pas prishjes së marrëdhënies me Vilianin, ndërsa shtoi se nuk është e lumtur që po ikën.
“Kam vendosur që pas asaj “heart break” që kisha me Vilianin do ishte më e mira që të largohesha unë se po dukesha si pengesë kundrejt atij. Dua të falenderoj produksionin për të gjithë atë punë të palodhshme që kanë bërë me mua. Për të gjithë atë mundim. Vera më fal që po ta përmend emrin, por je njeriu më fantastik që kam njohur në jetën time. Një nënë e dytë që e gjeta këtu në Love Story edhe pse nuk gjeta dashurinë. Alketa faleminderit ti që ke qenë këtu. Dua ta mbyll, nuk jam e lumtur që po iki, nuk jam aspak e lumtur. Erdha me këmbën e djathtë për të gjetur një derë të hapur, nuk u gjend, uroj që të gjithë çunat të shohin një rrugëtim të ri, të gjejnë dikë që e duan dhe e pëlqejnë. Gjithashtu edhe për gocat. Edhe ti Bleona, Love Story 3. Unë dua të largohem edhe pse po e le rrugëtimin tim përgjys. I falenderoj të gjithë që më kanë ndjekur dhe më kanë përkrahur. Unë do jem sërish aktive dhe do shihemi bashkë kudo”, tha Daniela.
Daniela e mbylli këtë eksperiencë në emisionin e dashurisë me një vallëzim me Vilianin, personin me të cilin pati disa takime, por siç e shprehu edhe vetë, marrëdhënia e tyre mori rrjedhë tjetër për shkak të disa deklaratave të konkurrentit.
Kë zgjodhën në takim fronistët, Katerina del me 2 djem
Në javën e 17-të të spektaklit të dashurisë në Tv Klan, Love Story fronistët kanë bërë zgjedhjet e tyre për takime javën e ardhshme. I pari që zgjodhi ishte Jonny që u rikthye tek Romina.
Ndërsa Kristi ka zgjedhur Nadege për takim këtë javë. Daniela surprizoi të gjithë ku mes lotëve njoftoi se do të largohej nga program. Ndërsa vajza e re, Katerina ka zgjedhur Klosaid dhe Eni për takime këtë javë./tvklan.al