Kristi la programin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan gjatë emisionit të së hënës pasi të gjitha vajzat refuzuan që të dilnin më në takime me të.
Ditën e sotme, ai kishte kërkuar që të ishte në “Love Story Talk” për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Megjithatë në fund nuk erdhi.
Moderatori i “Love Story Talk”, Eni Shehu, tha se kishte komunikuar me të ditën e sotme dhe Kristi kishte shprehur një gjendje jo të mirë psikologjike.
“Pas programit Kristi kërkoi që të ishte sot për të thënë fjalën e fundit, duke qenë se në një situatë që përshkallëzoi u çua dhe u largua. I dhamë mundësinë që të ishte këtu për të respektuar bashkëpunimin shumë të bukur dhe rrugëtimin e tij deri në fund, por Kristi nuk erdhi. Sot kam pasur një komunikimi me të ku më shprehu një gjendje jo të mirë psikologjike. I urojmë t’i kalojë sa më shpejt”, tha Eni Shehu./tvklan.al