Ishulli indonezian, Lombak nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Brenda 24 orëve janë shënuar 10 tërmete më magnitudë 5.0 ballë.

Ditën e diel një tërmet me magnitudë 6.9 tronditi rajonin duke vrarë të paktën 10 persona dhe shkatërruar qindra shtëpi.

Banorët janë të terrorizuar dhe nuk tentojnë të hyjnë në banesa, pasi lëkundjet mund të nisin sërish. Linjat e energjisë dhe të komunikimit janë ndërprerë në të gjithë ishullin.

Rreth 500 njerëz kanë vdekur në tërmetet dhe tronditjet që nga 29 Korriku përgjatë bregut verior të ishullit.

/tvklan.al