Një grua akuzohet për vrasjen e vajzës së saj, pasi nuk telefonoi ambulancën, ndërkohë që e bija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, sepse nuk kishte shumë kredit në telefon.
Jessica Briones, 34 vjeç u arrestua pas dyshimeve se i ka shkaktuar plagë të rënda në kokë vajzës së saj 4 – vjeçare.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, ajo thuhet se para oficerëve të policisë deklaroi se “kishte shumë pak minuta në telefon”, e për këtë arsye nuk telefonoi ambulancën.
Ajo e çoi më vonë të bijën në stacionin e policisë në San Antonio, Texas, pavarësisht plagëve.
Vajza ndërroi jetë në spital të nesërmen.
Sipas amerikanes
Fox News,
Briones i tha policisë se e bija kishte nisur të villte një ditë përpara. Por shumë shpejt mjekët zbuluan se përveç plagëve të dukshme në krahë, fytyrë e kokë, e mitura kishte një seri plagësh të fshehura.
Në mesin e tyre, ajo kishte hundë të fryrë, 8 shenja në pjesën e pasme të kokës, sy të nxirë, vertebër të frakturuar, etj.
34 – vjeçarja pranoi para oficerëve se e kishte përplasur vajzën aksidentalisht në derë, por ajo nuk mundi të shpjegonte përse 4 – vjeçarja kishte plagë të rënda në kokë.
Mjekët u shprehen se e vogla kishte mpiksje gjaku në tru, që kanë ardhur si pasojë e dhunës. Autoritetet pritet të bëjnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet që çuan në vdekjen e vajzës.
Nëse shpallet fajtore, Briones rrezikon deri në 99 vjet burg, dënim që mund të ashpërsohet në bazë të përfundimit të autopsisë.
/tvklan.al