Një 23-vjeçar dyshohet se është autori i vrasjes së një të riu pas një debati që kishin pasur të dy për një lojë online.
Matthew Thane, 18 vjeç, u qëllua me armë në shtëpinë e tij në Texas, ndërsa autori dyshohet se ka udhëtuar gjithsej 5000 kilometra (vajtje-ardhje) për të kryer vrasjen.
Të mërkurën, policia shkoi në banesën e 23-vjeçarit, rreth 2700 kilometra larg vendit të krimit, për ta arrestuar, por nuk mundën, pasi i riu i kishte vrarë veten.
Provat që u gjetën në telefonin e tij e lidhin me vrasjen në Texas. Policia tha se 23-vjeçari në momentin e vrasjes kishte veshur një kokore dhe xhinse. Ai i vuri flakën një kazani mbeturinash jashtë shtëpisë së viktimës për t’i tërhequr vëmendjen.
Dhe ia arriti. 18-vjeçari sapo doli nga banesa u qëllua për vdekje. Policia beson se ata njiheshin me njëri-tjetrin dhe shkak i vrasjes është bërë një debat për lojën online që luanin të dy./tvklan.al