140 prej tyre paraqiten në shkollë vetëm për provimet

140 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm në të gjithë  Shqipërinë kane zgjedhur që procesin mësimor këtë vit ta bëjnë vetëm online.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar ekspertët e arsimit që të hartojnë disa strategji për të mos e humbur vitin shkollor, por njëherazi të mos vënë në rrezik edhe shëndetin e nxënësve dhe mësueseve. Mësimi online është një nga zgjedhjet për nxënësit dhe familjarët e tyre që ndihen të rrezikuar nga COVID-19.

Në bazë të udhëzimit, në rastet kur nxënësit janë në mesim online ato nuk marrin vlerësim testi, por vlerësim i vazhduar dhe dosje dhe rasti që kemi nuk ka vlerësim testi.”

Aktualisht procesi mësimor në mbarë vendin po zhvillohet i alternuar mes mësimit në klasa fizike dhe atij online.

Dhe në shkollën tonë ne po zbatojmë skenarin dy një javë në klasat fizike dhe një javë online nga ora 8 deri në 12 turni i parë dhe nga ora 12 deri në 3 fillon mësimi online. Jemi në proces provimesh dhe mësuesit po përdorin mësimin online për përsëritje dhe në momentin që vijnë në klasën fizike të behët testi.”

Për ta bërë procesin sa me efektiv mësuesit në të gjitha shkollat vijojnë e trajnohen për mësimin online.

Tv Klan