Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për rinisjen e vitit shkollor, pas pushimeve të Vitit të Ri.

Në një postim në mediat sociale, Kushi bën thirrje që të gjithë të jenë të kujdesshëm në respektimin e e masave kundër COVID, pasi në këtë mënyrë mbrohet shëndeti dhe shkurtohet koha e rikthimit në normalitet.

Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve!”, shkruan ministrja.

Nesër në 11 Janar do të rinis sërish mësimi në shkollat nëntëvjeçare dhe ato të mesme, pasi këtë vit pushimet ishin më të gjata se zakonisht./tvklan.al