Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin nga kangjellat dhe madje sulmuan edhe grupin e xhirimit të emisionit “Stop”, roja i shkollës që ndodhej aty tha se nuk ka përgjegjësi.
Gazetarja: Sot po ndodh përsëri e njëjta situatë dhe iu pashë që po rrinit në telefon. Kjo është detyra juaj?
Roja i shkollës: Si në telefon?! Isha për momentin se po flisja me një zyshë.
Gazetarja: Detyra juaj cila është?
Roja i shkollës: Pse duhet që t’u përgjigjem juve?
Gazetarja: Po me vepra unë pashë që detyra juaj ishte që të qëndronit në stol.
Roja i shkollës: Ku duhet të rri sipas teje?
Gazetarja: Nuk ua kanë përcaktuar se ku duhet të rrini?
Roja i shkollës: Jo unë e di.
Gazetarja: Ku?
Roja i shkollës: Këtu tek dera.
Gazetarja: Tek stoli? Pra ju nuk mbani përgjegjësi nëse fëmijët dalin nga kangjellat. Pashë që nuk po mbanit përgjegjësi për sa kohë fëmijët po dinin nga kangjellat.
Roja i shkollës: Ishin mësuesit kujdestarë.
Gazetarja: Pse ata mbajnë përgjegjësi ku fëmijët dalin nga shkolla?
Roja i shkollës: Po patjetër ne të gjithë si shkollë mbajmë përgjegjësi.
Gazetarja: Ju pashë se sa mbanit përgjegjësi.
Po kështu drejtoresha e shkollës pohoi, se nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, por ajo thotë se nuk ka se çfarë të bëjë. Ajo pretendon se nuk i ka parë nxënësit, ndërsa dilnin nga kangjellat apo ndërmerrnin sjellje të pahijshme.
Gazetarja: Ju e patë që po më gjuanin fëmijët me gurë, po më shanin dhe ju po rrinit atje.
Drejtoresha e shkollës: Unë nuk dëgjova asgjë. Sharje?! Fëmijët?!
Gazetarja: Nuk e pe që po më gjuanin me gurë?!
Drejtoresha e shkollës: Jo asnjëherë.
Gazetarja: Cila është siguria e fëmijëve në këtë shkollë?
Drejtoresha e shkollës: 100% është e sigurt.
Gazetarja: I patë ju që po dilnin nga kangjellat?
Drejtoresha e shkollës: Po patjetër dhe nuk është rasti i parë që ata dalin.
Gazetarja: Atëherë është normale për ju?
Drejtoresha e shkollës: Jo nuk është aspak normale, por ama ne çdo ditë jemi ashtu siç kemi qenë edhe sot. Çdo ditë.
Gazetarja: Si?
Drejtoresha e shkollës: Pra në kujdesin e fëmijëve.
Gazetarja: Po ku ishte kujdesi juaj, sepse zotëria ishte duke qëndruar në stol. Ju së bashku me mësueset ishte atje, ku ishte siguria e fëmijëve?
Drejtoresha e shkollës: Më vjen keq, a ishin zyshat.
Gazetarja: Çfarë bënë zyshat?
Drejtoresha e shkollës: Por çfarë mund të bëjnë zyshat tjetër?
Gazetarja: Të ndalosh fëmijët.
Drejtoresha e shkollës: I kemi ndaluar moj zonjë. Po të them që është një rast i përsëritur. Masat e rrepta këtë kemi bërë gjatë gjithë kohës, komunikimi me mësuesin kujdestar dhe prindin, këtë. Por, kur ti i thua një herë, dy herë prindit, lodhen shumë prindërit. Në momentin që ti i thua “të lutem nuk lejohet që të dalë fëmija” është e pamundur. Më vjen shumë keq./tvklan.al