Moska teston raketa balistike në Detin Barenc
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska testoi me sukses raketa balistike nga një nëndetëse në detet në veri të vendit.
Nëndetësja Yuri Dolgoruky lëshoi raketat balistike Bul Bulava në Detin Barenc dhe goditi me sukses objektivin e saj në gadishullin Kamçatka.
Prova u krye pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse t’i përgjigjej një prove të re raketash amerikane të dielën që ishte e ndaluar më parë në bazë të Traktatit të Forcave Bërthamore të vitit 1987.
Në provën e së dielës, Shtetet e Bashkuara lëshuan një raketë detare të modifikuar Tomahawk dhe goditën një objektiv më shumë se 500 kilometra larg.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktati historik në fillim të Gushtit, duke pretenduar se Rusia kishte shkelur traktatin.
Presidenti rus Vladimir Putin e mohoi akuzën dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se po zhvillojnë një ‘fushatë propagandistike’./VOA