Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin zyrtarisht pandemi për shkak të përhapjes masive në mbarë botën.

Sipas të dhënave zyrtare, koronavirusi është përhapur në 114 vende të botës.

Drejtori i OBSH ka deklaruar se numri i rasteve me koronavirus jashtë Kinës është rritur me 13 herë gjatë dy javëve të fundit.

Jam thellësisht i shqetësuar nga nivelet alarmante të përhapjes. Prandaj kemi vlerësuar se COVID-19 mund të konsiderohet si pandemi”, është shprehur shefi i OKB, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pandemia është shkalla më e lartë e një sëmundje që është përhapur njëkohësisht në shumë vende të botës. /tvklan.al