Vaksina kundër gripit të derrave mund të prodhohet brenda muajit qershor. Sipas numrit 2 të organizatës, Keiji Fukuda gjatë muajve të verës do të kryhen edhe testet e para për të parë efektivitetin e vaksinës.
Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 1 miliardë $ për prodhimin e saj. Fondi do të përdoret për studimet klinike. Gripi i derrave deri tani numëron 11.268 raste të infektimit në 42 shtete të botës. Numri i viktimave te shkaktuar prej tij arrin ne 86. 80 prej tyre janë në Meksikë, vatra e këtij virusi, e ku numërohen 4 mijë të infektuar.
Vetëm një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi autoritetet të përgatiteshin për më të keqen, duke i qëndruar alarmit të dhënë me parë për një pandemi të mundshme./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj