Belgorodi është rajoni i dytë rus që shpall gjendjen e emergjencës, pas Kurskut ku trupat tokësore ukrainase kanë tashmë nën kontroll një sipërfaqe prej 1 mijë kilometrash katrorë.
Rreth 200 mijë banorë raportohet se janë evakuuar nga këto rajone. Ushtria ukrainase bëri të ditur se ka marrë nën kontroll të plotë qytetin kufitar Sudzha. Kievi thotë se kontrollon në total 40 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut dhe ka zënë rob 100 ushtarë rusë.
Ndërsa këtë ndërhyrje e konsideron si një zonë tampon për të mos lejuar ushtrinë ruse që të sulmojë brenda territorit të Ukrainës.
Ushtria ruse publikon vazhdimisht deklarata ku thotë se po zmbraps ukrainasit, (sirski) por një shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase Oleksandër Sirski tha se deri më tani, nën kontrollin e tyre janë 74 zona të banuara në rajonin e Kurskut.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi ukrainas e ka vënë Vladimir Putin në një dilemë të vërtetë, duke e gjetur atë krejt të papërgatitur. Biden tha se po informohet vazhdimisht për situatën, por tha se nuk e ka të qartë se cili është synimi përfundimtar i ukrainasve.
Tv Klan