Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga Los Angeles për shkak të zjarrit masiv që është përhapur thuajse në të gjitha zonat.
Sot në mëngjes u raportua se zjarri u përhap në të paktën 11.8 km sipërfaqe toke, ndërsa situata veç sa u përshkallëzua. Flakët kanë “përpirë” mijëra shtëpi e godina të tëra biznesi në Pacific Palisades, ndërsa afro 70 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Guverantori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e emergjencës, teksa 1400 zjarrfikës janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, të cilat duhet theksuar se janë kolosale. Në fotot e mëposhtme, Los Angeles me një panoramë të frikshme:











/tvklan.al