Nga Arabia Saudite është gati një ofertë prej sheiku për Muhamed Salah. Sulmuesi egjiptian nëse pranon që të transferohet në Ligën Profesioniste  Saudite, do të përfitojë 77 milionë Euro për dy sezone, raproton Daily Mail.

32-vjeçari konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave te Liverpool-it, me egjiptianin që ka shënuar 232 gola në 376 takime për klubin që kur u transferua nga Roma në 2017 për një shumë rej 40 milionë Eurosh.

Sulmuesi ka fituar tetë trofe në Anfield dhe konsiderohet si një nga titullarët kyç të ekipit të drejtuar nga Arne Slot, ndërsa të kuqtë po bëjnë shumë mirë në Premier Ligë dhe Ligën e Kampioneve. Kontrata me klubin anglez Salah-ut i përfundon në verë dhe egjiptiani ende nuk ka rinovuar, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij janë shtuar.

Liverpuli kërkon që të vazhdojë bashkëpunimin por palët janë larg për një akord. Nga situata kërkojnë që të përfitojnë në Arabi, ndërsa Salah është një nga lojtarët më të dashur në vend.

Klan News