Kombet e Bashkuara refuzoi kërkesën e Izraelit për të tërhequr paqeruajtësit e tyre nga bastionet e Hezbollahut në jug të Libanit. Nën-sekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes në OKB, Jean-Pierre Lacroix në një konferencë për shtyp tha se paqeruajtësit atje janë në koordinim të vazhdueshëm me palën izraelite për operacionet që ndërmerren në terren.
Ndërsa ushtria izraelite zgjeroi sulmet kundër militantëve pro-iranianë edhe në veri të Libanit, duke vrarë 41 persona e plagosur 124 të tjerë. Bombat ranë mbi një zonë të banuar Aitu, një fshat ku shumica e banorëve janë të krishterë dhe që ndodhet shumë larg objektivave të Hezbollahut. Viktimat janë civilë, por Izraeli tha se po hetohet edhe për një gabim të mundshëm në objektiv.
Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës në Gaza. Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, me anë të një letre drejtuar qeverisë izraelite, i kanë vendosur afat prej 30 ditësh për përmirësimin e situatës në Gaza në furnizimin me ndihma, si dhe t’i japin fund izolimit të Gazës veriore. Në të kundërt do t’i kufizohen ndihmat ushtarake nga qeveria amerikane. Në letër theksohet se dështimi mund të “ketë implikime për politikën e SHBA”.
Tv Klan