SHBA është shembulli konkret ku vertetohet se Omicron është varianti me ritmet më të shpejta të përhapjes deri tani. Jashtë qendrave të testimit shtohen radhët e gjata për shkak të rritjes së rasteve dhe shqetësimeve të qytetarëve se mund të jenë prekur nga virusi.
Autoritetet bëjnë me dije se 73% e infektimeve në SHBA janë për shkak të Omicron, i cili po shqetëson qytetarët amerikanë përpara pushimeve. Florida dhe Uashington, momentalisht janë pikat e nxehta të pandemisë Covid-19 .
Së fundmi, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, varianti ngjitës i Delta-s përbënte rreth një të katërtën e rasteve në Amerikë. Kryeimunologu i njohur amerikan Anthony Fauci ka rekomanduar në mënyrë të përsëritur vaksinimin, mbajtjen e maskave në ambiente ku ka grumbullime njerzish pasi vetëm kështu situata e Covid-19 mund të mbahet nën kontroll.
Ekspertët amerikanë kanë deklaruar se vaksinat nuk mund të mbrojnë plotësisht kundër virusit , por mund të reduktojnë shtrimet në spital dhe vdekjet.
Klan News