Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal për çështjen e spitalit Onkologjik.
Procedimi është regjistruar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kondrabandë ilaçesh. Burime për Klan Neës kanë bërë me dije për se në sitën e Prokurorisë së Posaçme do të kalojë zyrtarët e QSUNT dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Hetimi do të shtrihet për të kuptuar procedurat tenderuese për të blerë ilaçet për pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet tumorale. Organi i akuzës do të hetojë për të kuptuar pse disa ilaçe të dyshuara spitalore shiteshin në farmacitë private.
SPAK do të verifikojë të gjithë procedurën e ndjekur për të ndërtuar qëndrën e koblatit. Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Që të përdoret Cobalt Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës. Hetimet e prokurorisë zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.
SPAK e ka dorëzuar ditën e djeshme dosjen në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurimit për mjeket e Onkologjikut. Gjykata ka 5 ditë afat për të bërë vlerësimin, e masave të sigurimit.
Burime bëjnë me dije se duke qenë se janë të njëjtat akte do të kërkohet nga prokuroria të mbeten në fuqi të njëjtat masa sigurie, arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje. Në bazë të rezultateve të hetimit mund të rëndohet edhe pozita e mjekëve.
Klan News