Sipas një burimi të brenshëm të OpenAI, kompania pas ChatGPT do të nxjerrë së shpejti një motor të ri kërkimi që do të konkurrojë Google.

Jimmy Apples, emri i llogarisë në X që mendohet të jetë burimi nga OpenAI, thotë se kompania do që të organizojë një event të madh javën e ardhshme, me gjasë në datën 9 maj.

Sipas burimit, prej janarit OpenAI ka punësuar një ekip eventesh dhe duket qartë që po përgatitet për një njoftim të madh. Apples thotë se ka marrë mesazhe nga brenda OpenAI.

“Ora 10 e mëngjesit më 9 maj për një event të OpenAI, mund të mos jetë dalja e një modeli të ri por njoftimi për një motor kërkimi”, thotë Apples.

Kjo nuk është ende zyrtare. Megjithatë Apples konsiderohet një burim i besueshëm sepse njoftoi datën e  saktë të GPT-4. Veç tij, The Information raportoi në shkurt se OpenAI po ndërtonte një produkt kërkimi në internet për të sfiduar Google. Shërbimi do të mbështetej pjesërisht nga Bing.

Duket se OpenAI do që të tejkalojë eventin Google I/O që do të mbahet në Mountain View, Kaliforni më 14 maj.

Si rrjedhojë, Google ka humbur aksione në tregun e kërkimit për herë të parë në shumë vjet. Kompania arriti në 86% ndërsa ka ruajtur vazhdimisht vlerën 91%. Ndërkohë, Bing po bëhet më popullor./tvklan.al