Në mungesë të një skene të veten, por gjithnjë duke bujtur tek të tjerët, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është institucioni i fundit që mbyll vitin artistik më vonë se të tjerët. E fundit premiere në verë ishte “Sokaku i të Marrëve”, produkt i Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore ideuar nga vete drejtuesi Gerti Druga. Ajo kumboi në Gjirokastër në 21 Korrik.
Perden e fundit e ulën para mediave me bilancin e gjithçkaje që institucioni i operas, baletit, orkestrës, valles dhe këngëve popullore krijuan gjatë sezonit. Shifrat e raportuara nga drejtuesja Zana Çela flasin për 21 shfaqje më shumë nga ai i kaluari, 57 të tilla.
E dhëna më e rëndësishme vlerësohet rritja e numrit të publikut.
Ky numër është reflektuar edhe në rritjen e të ardhurave, me mbi 250 për qind në Tiranë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Cilësia artistike, për të cilin kujtohet në çdo mbyllje sezoni një institucion i artit mungonte në bilanc. Për të ruajtur ekuilibrat Zana Çela, ashtu siç do të bënte çdo drejtues institucioni shtetëror i vlerësoi të 57 shfaqjet. Tani fjalën e ka kritika.
Tv Klan