Policia ka evidentuar dhjetra parcela me kanabis
Një aksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave të forta ka çuar në shoqërimin e të paktën 7 personave.
Ata vëzhgoheshin prej kohësh teksa janë ndaluar në një operacion blic i cili ka përfshirë zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Paralelisht, Policia e Vlorës ka ndërmarrë një seri aksionesh në zonën e lumit të Vlorës si dhe në disa fshatra të Bashkisë Selenicë.
Nga monitorimi nga ajri i forcave të rendit, janë evidentuar dhjetra njolla të dyshuara si plantacione me kanabis.
Tv Klan