Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një snajper, 120 fishekë, një pushkë gjermane dhe 5 radiomarrëse, ishte arsenali luftarak i kapur në shtëpinë e 42 vjeçarit Murat Sheqerukaj në Tropojë. I ndaluar dje nga forcat e policisë, Sheqerukaj akuzohet për tentativë vrasje të policit rrugor Arben Keqi, ngjarje e ndodhur më 25 Shkurt në Bajram Curri. Që atëherë ai i ruhej policisë, por mbrëmë pas një aksioni të forcave speciale dhe atyre lokale të Tropojës, u arrestua në një nga rrugët për në Tropojë.

Gjithashtu mësohet se i shumë kërkuari është një nga miqtë e afërt të Jaho Mulosmanit, personazhit tjetër të njohur i arrestuar tashmë. Kapja e armëve të sofistikuara mes tyre dhe arma snajper, do të hetohen nëse janë përdorur në serinë e vrasjeve të ndodhura në Tropojë, vitet e shkuara. Por ndërkohë Sheqerukaj, do t’i duhet të përgjigjet dhe për ngjarjen e shkurtit 2001, kur qëlloi policin rrugor të Bajram Currit Arben Keqi./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj