Të ftuar:
Mirela Kumbaro,
Arjan Çani,
Laert Vasili,
Mustafa Nano,
Armando Bora,
Kastriot Çipi
Aktori Leart Vasili është shprehur të mërkurën se ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u kanë komunikuar në një darkë se pas Teatrit Kombëtar do të ndërtohet një kullë. “
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja Mirela Kumbaro, na kanë thënë shprehimisht, aty ishim 25 persona, se ndërtimi do jetë i tillë, këtu është godina e teatrit dhe tek parkingu është kulla
”,-tha Vasili. Kjo deklaratë është hedhur poshtë menjëherë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili deklaroi përmes një sms-je se nuk do të ketë asnjë kullë tek teatri. Veliaj shprehu gatshmërinë për të ardhur në studion e emisionit ‘Opinion’, javën tjetër për të sqaruar një debat të tillë.
Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të shembet për t’u rindërtuar, gazetari Arian Çani është shprehur skeptik me një projekt të tillë me arsyen se rreth tij do të ndërtohen kulla. “
Rreth teatrit do të prishen të gjitha godinat për të ndërtuar kulla, janë shumë metra katrorë. Atje do të ndërtohet
”,-deklaron Çani. Ai theksoi se artistët janë të shqetësuar, pasi po shohin se një biznesmen është duke ardhur vërdallë për të blerë prona dhe ndjehen të frikësuar.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i kupton se çfarë duan artisët, të cilët në ditët e fundit janë ngritur në revoltë për moszhvendosjen e tyre tek Turbina. Rama është ka deklaruar se ata nuk kanë të drejtë kur mendojë se shteti nuk ju jep atë që ata ëndërrojnë.
A mendoni se artistët kanë të drejtë të ndihen të pa vlerësuar dhe të inkurajuar në këto momente për shkak të politikave që po ndiqen?
Rama: Unë asnjëherë nuk mendoj, s’kam menduar dhe nuk do të mendoj se një artistë që ankohet se shteti nuk po i jep mundësinë që ai të jetë artisti që ëndërron ka të drejtë, unë nuk mendoj se ka të drejtë dhe për më tepër unë nuk kuptoj çfarë kanë”.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ekziston një projekt për të ndërtuar një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Rama tha se do të ketë një Teatër të ri Kombëtar. Kreu i qeverisë, bëri me dije se kjo është një pjesë e një historie të 20 viteve më parë. Sipas tij, 20 vite më parë kishte shumë protagonist dhe pjesë e këtij makthi, 20 më pas janë shfaqur të tjerë me këtë makth. Kryeministri sqaroi se puna nuk qendron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur. “
Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shëmbet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godiën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar
”,-tha Rama. Ai tha se në pamundësi për të realizuar një teatër të ri, pasi kushton shumë shtrenjtë, mund të ketë një plan të tillë, por nuk është ky rasti.