Të ftuar:
Dritan Shakohoxha – Komentator sportiv
Artan Shyti – Kreu i shoqatës së basteve
Poli Hoxha – Gazetar
Akil Pano – Pastor
Niko Lera – Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave
Ergys Mertiri – Sociolog
Mentor Kikia – Gazetar
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, të hënën, deklaroi se vetëm resortet me pesë yje që janë të licensuara për të pasur lojëra fati do të funksionojnë.
Lera u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se nuk do lejohen kapanone që të hapin diku buzë rrugësh një aktivitet të tillë, por do të verifikohen nga specialistët.
“Kemi tre kompani që zhvillojnë veprimtarinë e saj në bastet sportive. Në kategorinë e basteve sportive kemi tre operatorë të licensuar. Të cilët kanë rreth 4200 pika. Ndërsa, në kategorinë e kazinove elektronike, kemi 11 kompani të licensuara. Licensa e tyre është ndërprerë që me miratimin e ligjit dhe me vendosjen e afatit 31 dhjetor 2018“,-tha ai.
Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, ‘slot machines’ etj.
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, tregoi se nga shtatë kategoritë e lojërave të fatit, Shqipëria mbledh rreth 5.2 miliard lekë ose rreth 50 milionë dollarë tatim mbi Lojërat e Fatit.
Ai tregon se gjithashtu mblidhet edhe rreth 10 milionë dollarë në formën e tatimit korporativ, taksave të mbajtura në burim, si dhe rreth 7 milionë dollarë në fondin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Sipas tij, tani më miratimin e ligjit të ri, të gjitha pikat e basteve do të mbyllen në vendin tonë.
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, të hënën, tregoi se cilat nga kategoritë e basteve do të mbyllen në vendin tonë.
Lera u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se ligji shqiptar parashikon qartë se cilat nga lojërat pas datës 31 dhjetor 2018 nuk do funksionojë.
“Nëse bastet online që janë pjesë e tre kompanive që janë të licensuara për baste sportive, pasi ka dy mënyra se si ju mund të plotësoni një skedinë: e para, duke e blerë tek pika fizike e basteve dhe e dyta, plotësimi i saj në mënyrë elektronike, por përderisa ligji thotë se kategoria e basteve sportive nuk do të funksionojë pas datës 31 dhjetor 2018, do të thotë që të dyja këto mënyra të vendosjes së basteve nuk do funksionojnë më”,-tha ai.
Në emisionin ‘Opinion’, Dritan Shakohoxha, është shprehur se në Shqipëri luhet në mas të madhe tek lojërat e fatit.
Sipas tij janë 10-15 milion euro të cilat largohet drejtë kompanive aziatike nga shqiptarët që luajnë bixhoz.
“Minimalisht 10-15 milionë euro largohen nga Shqipëria drejt kompanive aziatike. Çdo ditë luhet në Shqipëri dhe do vazhdoj të luhet”, u shpreh Shakohoxha.
******************************
Regjistrimi i portaleve!