Të ftuar:

Redi Shehu – Sociolog

Mimi Kodheli – Ish Ministre e Mbrojties

Ferit Duka – Historian

Armand Bora – Regjisor

Nevila Nika – Ish Drejtoreshë e Arkivit të Shtetit

Mark Marku – Petagog

Orjola Pampuri – Psikologe

Bledian Koka – Gazetar

 

Sipas librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, Muaji i Ramazanit dhe agjerimi janë momentet që afrojnë më shumë njeriun me krijuesin. Sipas islamit, një besimtar që agjeron nuk privohet vetëm nga ushqimi, uji dhe marrëdhëniet seksuale për një kohë të caktuar gjatë ditës, kjo sepse agjerimi ka dhe dimensionin e tij të brendshëm që lidhet me pastrimin e shpirtit, mos bërjen e gabimeve, lërjen më anë të egoizmave, por edhe kryerjen e veprave vullnetarëve në ndihmë të njerëzve të tjerë.

Për besimtarët myslimanë agjerimi është marrëdhënie direkte mes krijuesit dhe krijesës. Dikush mund të thotë se agjeron, por askush nuk mund t’a vërtetojë këtë pasi ky akt është detyrim që rrjedh nga marrëdhënia direkte e njeriut me Zotin.

Besimtarët myslimanë gjatë kësaj periudhe forcojnë vetëkontrollin dhe përqëndrimin në gjërat e duhurua, pra periudha e agjerimit ka lidhje të drejtpërdrejt me devotshmërinë e besimit islam.

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka rrëfyer një rast të veçantë që shënjon një pikë kulminante të bashkëjetesës fetare në vendin tonë.

Kodheli tregoi në studion e emisionit “Opinion”, se Kisha e Zojës në qytetin e Shkodrës, pasi u ndërtua nga qytetarët e pasur katolik të këtij qyteti; altari i saj u dhurua nga një prej qytetarëve të pasur të atij qyteti, por që i përkiste besimit mysliman.

Sipas saj, ky është një rast i veçantë që tregon qartazi bashkëjetesën fetare në vendin tonë.

****************************

Adem Aliju, rrobaqepësi i ” DIOR”!