#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare.

“Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Fokus në një fenomen që së bashku me shtimin e turizmit, të huajve që vijnë në Shqipëri, por edhe me zhvillim në përgjithësi të vendit, po kthehet në një fenomen shumë të çuditshëm. Pak ditë më parë policia ndërmorri një aksion për të ndaluar dy vajza, një ruse dhe dy ukrainase që ishin bërë bashkë pavarësisht komëbsisë së tyre dhe luftës mes dy vendeve. Vajzat ushtronin prostitucionin në nivel të gjerë, përmes një rrjeti vajzash kryesisht të huaja. Gjatë hetimit u zbulua që ishin pjesë e një rrjeti që quhet “Eskortat në Tiranë online”. Në faqen e internetit, veç fotove të vajzave jepen edhe detaje të hollësishme rreth pamjes së tyre, pagesave, preferencave që kanë etj.

Eskorta të huaja për prostitucion në Tiranë, Lala zbulon “pazarin” e tyre për 1 orë qëndrimi me klientët

“Eskorta ndërkombëtare për prostitucion në Tiranë”, është kjo tema në të cilën është fokusuar emisioni “Opinion” në Tv Klan. E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me rrjetin e organizuar të eskortave, të cilat bënin “biznes” në Tiranë.

Klodiana Lala: Më 23 Shtator, një shtetase nga Kolumbia ka shkuar në Policinë e Tiranës dhe ka deklaruar se i ishte bërë një ofertë pune për të punuar në një qendër masazhi në Tiranë, por me të mbërritur këtu i ishte kërkuar nga organizatoret, një shtetase ruse dhe një ukrainase që të kryente prostitucion dhe i kishin dhënë një numër kontakti dhe ajo reklamohej në këtë faqe. Ishte “Happy Escort”, por që administrohen në thelb nga “Escort Tirana”.

Në Shqipëri ende nuk janë identifikuar përgjegjësit. Vajza kishte filluar të kryente aktivitetin e paligjshëm. Përmes një kontakti që identifikohet me emrin “Tomi” në dosjen hetimore, gjente edhe klientët e saj, varionin shumat nga 150 deri në 200 Euro për 1 orë qëndrimi me klientin. Në momentin që merrte paratë, shtetasja ruse dhe ukrainase, nga 200 Euro që merrte, i kërkonin që 120 Euro t’i merrnin ata me pretendimin që siguronin banesën dhe për këtë arsye është vendosur të bëhet një përgjim. Janë rrjete të organizuara.

Kujtojmë se ditën e djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar dy tutore të huaja: Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko, 27 vjeçe. Të dyja u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash nga vajza të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion

Saimir Kodra: Një studente ekselente ofronte shërbime seksuale në qendrat e masazheve

Prostitucioni në Tiranë është një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit, sidomos sa i përket vajzave të huaja që vijnë në kryeqytetin shqiptar për të ushtruar këtë aktivitet ilegal.

Por të shumta janë edhe vajzat shqiptare që ofrojnë shërbime seksuale në ambiente të kamufluara si qendra masazhesh.

Gazetari dhe drejtuesi i Stop, Saimir Kodra, tha në emisionin Opinion në Tv Klan se në një prej rasteve që emisioni i tij ka transmetuar, ka qenë një vajzë studente ekselente që ofronte shërbime seksuale.

Blendi Fevziu: Sa janë pagesat në qendrat e masazheve?

Saimir Kodra: 50-100, pasaj varet se çfarë kërkon. Ke all inclusive, dhe nuk ke. Janë vajza shqiptare, mbaj mend në rastin e fundit që kam transmetuar më erdhi shumë keq që njëra nga vajzat që u kap brenda ishte studente ekselente e Mjekësisë. U shkruajt në atë kohë. E shkreta e bënte për të përballuar shkollën, mesa duket familja s’kishte mundësi dhe u kap atje. Në fakt nuk ishte ajo që ne kapëm me kamera të fshehtë, por ishte në ambient, u gjet në momentin që vajti policia.

60-vjeçari italian u kap në Shqipëri duke bërë seks me transgjinorin, gjykata nuk dinte në cilin burg ta dërgonte

Gazetarja Klodiana Lala thotë se në Shqipëri është në rritje numri i transgjinorëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës për të ofruar shërbim seksual. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala ka treguar një rast të pazakontë të një takimi mes një 60-vjeçari nga Italia dhe një transgjinori që kryente shërbime seksuale në Shqipëri, çështje që përfundoi në dyert e gjykatave.

Klodiana Lala: Një detaj që ka lënë pa fjalë edhe hetuesit lidhet dhe me transgjinorët. Ka pasur shumë transgjinorë që kanë ofruar shërbime seksuale. Ne kemi pasur një rastin e një italiani që është arrestuar bashkë me një shtetas nga Venezuela , të cilët arritën përmes një numri që ishte lënë në faqen konkrete të kishin kontakt, më pas ata patën problematika në dhomën që kishin lënë takimin.

Në rastin e transgjinorëve, nuk qëndrojnë për kohë të gjatë në Tiranë apo zonat bregdetare. Prostitucion që vjen, qëndron 3 apo 4 ditë sipas hetuesve. Në rastin e italiantit, e kam parë me shumë interes. Italiani ishte një 60-vjeçar i cili kishte ardhur më herët në Tiranë dhe tha që jam nisur për në Shqipëri për të pasur një marrëdhënie me një transgjinor. Të dy ishin nga vende të ndryshme dhe e kanë lënë takimin në Tiranë. Ky është fenomen shqetësues.

Është rast hetimor dhe ka pasur debat dhe në gjykatë, se ku do të vendosej personi që ofronte shërbimin. Nuk e ndante dot gjykata se si do ta klasifikonin, nëse do e dërgonin në burgun e burrave apo grave, nëse do të mbahej në masën e arrestit me burg. Ata dhunuan njëri-tjetrin dhe ndërhyri policia. Ka një shtim të numrit të transgjinorëve që kanë ofruar shërbime seksuale në Shqipëri.

Habit gazetari: Rama do të legalizojë prostitucionin në fund të mandatit

Duhet të legalizohet prostitucioni në Shqipëri apo jo? Kjo është një pyetje që shtrohet shpesh gjatë debateve televizive kur diskutohen rastet e qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime seksuale apo i vajzave të huaja që vijnë në Tiranë për këtë aktivitet, një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit.

Gjatë këtij debati në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se është kundër legalizimit të prostitucionit.

Kurse gazetari Eljan Tanini u shpreh se legalizimi i prostitucionit duhet të ndodhë, dhe sipas tij, kjo gjë do të realizohet nga Kryeministri Edi Rama në fund të mandatit të tij.

Klodiana Lala: Nuk mendoj që legalizimi i prostitucionit do ta zgjidhi këtë.

Blendi Fevziu: Për legalizimin do bëj debat më vete.

Klodiana Lala: Nuk e besoj…

Eljan Tanini: Legalizimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi kësaj shoqërie.

Blendi Fevziu: Më e mira?

Eljan Tanini: Më e mira!

Blendi Fevziu: Po?

Eljan Tanini: Unë edhe mund ta them se kush mund ta legalizojë.

Blendi Fevziu: Kush?

Eljan Tanini: Rama në fund të mandatit të tij.

Blendi Fevziu: Tani lere Ramën se po merret njëherë të bëjë shtetin e Bektashinjve.

/tvklan.al