Të ftuar:
Gjergj Bojaxhi,
Enno Bozdo,
Besjan Pesha,
Ilir Bejtja,
Ola Xama,
Niko Lera
Në emisionin e sotëm “Opinion”, është duke u diskutuar çështja e Armos, kompanisë së naftës, që më dy rafinertitë e saj të Ballshit dhe të Fierit është kthyer në një kompani që grumbullon vetëm borxhe, duke mbërritur sot në një pikë kritike, duke në në rrugë më shumë se 1200 punëtorë. Sipas shifrave zyrtare janë të paktën 704 milionë dollarë të humbura nga veprimtaria e kompanisë që tashmë ka shkuar në faliment.
Najada Taçi, bashkëshortja e Rezart Taçit, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” me një lidhje telefonike, ku ka pranuar se gjatë kohës që i shoqi menaxhonte kompaninë Armo,ata kanë patur borxhe ndaj shtetit, por me shitjen e kompanisë, borxhet I bleu kompania azere. “Ka pasur detyrime, por në vitin 2013 në gusht kompania u shit dhe blerësi nga Azerbajxhani mori përsipër edhe gjithë detyrimet. Është një kontratë. E ka banka, e ka shteti”, u shpreh Najada Taçi.
Biznesmeni Besnik Sulaj ka hyrë në linjë telefonike në studion e emisionit “Opinion” për të sqaruar pozicionin e tij në çështjen e rafinerisë së naftës dhe kompaninë Armo. Emri i këtij biznesmeni u lidh me kompaninë IRTC, që mori në administrim në shtator të vitit 2016, kompaninë Armo. Besnik Sulaj u shpreh se administrator i rafinierisë është vëllai i tij dhe jo ai vetë.
Njëkohësisht Sulaj është shprehur se shifrat e përmendura në emission lidhur me borxhet e rafinerisë nuk kanë qenë të sakta e se madje, kompania azere nuk i ka patur detyrime shtetit në momentin që është alrguar, por ka qenë një gjobë prej 100 milionë euro nga shteti shqiptar që e ka detyruar kompaninë të largohet nga vendi. Nga ana tjeter, biznesmeni Sula, i cili vazhdimisht është cilësuar si njeri shumë pranë Kryeministrit pranoi se ka 25 milionë euro detyrime ndaj shtetit, por kjo bazuar në një marrëveshje me tatimet, për t’i paguar me këste detyrimet brenda dy viteve. Së fundi, gazetari Blendi Fevziu, kërkoi të dijë nëse Sula do të vazhdojë ende të jetë në administrim të rafinerisë. “Rafineritë janë si punë e mullirit, që nëse nuk ke grurë nuk mund ta vësh në punë. Nëse Bankersi nesër na jep naftë bruto, ndizet rafineria”, tha Sulaj ndër të tjera.
Nga Stambolli, Rezart Taçi ka ndërhyrë në emisionin Opinion në një lidhje telefonike. Ai është përpjekur të sqarojë raportin e tij me rafinerinë, duke theksuar se nuk ka asnjë detyrim ndaj shtetit shqiptar.
Deklarata e Taçit:
Ndodhem në Stamboll, por në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të botës nuk kam asnjë dënim, asnjë detyrim ndaj shtetit dhe ndaj palëve të treta. Kam dy vjet e gjysmë që nuk kam qenë në Shqipëri. Armo është blerë 128 milionë e 750 mijë euro dhe brenda tre muajsh janë paguar edhe 40 milionë dollarë detyrime që kishte kompania shtetërore. Gjatë menaxhimit tim në 5 vjet, kjo kompani ka punuar vetëm 6 muaj dhe në këto 6 muaj janë paguar të gjithë punëtorët e mi. Unë si sipërmarrës pata një ide dhe e implementova me shumë pasion. Pas 11 vitesh studim dhe investimesh e bashkëpunim me ekspertë të ndryshëm, prezantova një plan binzesi në një tender ndërkombëtar. Ideja ime ishte për t’i dhënë vlerë asetve të Shqipërisë. Pasi dola fitues, pagova paratë. Meqenëse ishte një ide goxha e studiuar, kam rritur rrogat dhe kam dhënë shpërblim për impenjimin e tyre. Gjithë bashkëpunëtorët e Armos janë të gjithë të sëmurë nga problemet e ambientit. Gjatë gjithë 5-vjeçarit nuk është akumuluar asnjë detyrim, përveç disa muajsh sigurime shoqërore. Nuk janë paguar vetëm 170 milionë kur u ble, por edhe 230 milionë të tjera për të mbajtur bashkëpunëtorë pa punë. Asaj industrie i janë bërë të gjitha ligjet, që ajo të mos funksionojë. Dhe kjo kompani nuk ka për të punuar kurrë, nëse nuk ka ekspertizë në institucionet e shtetit. Rafineria e Ballshit, humb 3 milione dollare ne muaj.