Të ftuar:

Silva Bino, 

Pellumb Pipero,

Tritan Shehu, 

Edi Tushe, 

Erjon Skendaj,

Arian Mezini, 

Leonard Solis

Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik, ka theksuar, sonte, në emisionin Opinion se gripi është një sëmundje infektive, e cila është shfaqur më herët se zakonisht. Sipas saj, ajo ç’ka ne e konsiderojmë grip, por që nuk është grip, por janë viroza stinore apo rrufa, si dhe element të tjerë që janë të lehtë nuk janë grip i mirëfilltë. Bino bëri me dije se ky është një grip i zakonshëm, i cili është shfaqur më herët në gjithë kontinentin Europian, se sa sezoni që fillon gradualisht dhe me një shpejtësi më të lartë. Ajo tha se intensiteti i gripit ka qenë më i lartë në vendet e Europës Jugore, fillimisht ka qenë në Portugali dhe Spanjë. Duke nënvizuar, më pas, ka ardhur gradualisht nëpër vendet e tjera, si në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë ku intensiteti i tij është më i lartë. Bino tregoi se raste të tilla, ka pasur edhe Ukrahina, Finlanda, përkatësisht janë 22 vende në Europe që kanë pasur një intensitet të lartë të gripit. “Pra gripi këtë sezon ka filluar shumë më herët se sa fillohet zakonisht”, tha ajo.

Fevziu: Kur fillon më herët, duhet të mbarojë më herë apo kjo nuk është e thënë?

Bino: Kjo nuk është e thënë. Sepse duhet të themi se virusi i gripit është një virus shumë tekanjoz, që pëson ato që ne i quajmë mutacione apo ndryshime gjenetike të vogla të vazhdueshme.

Fevziu: Ka qenë një virus vdekjeprurës?

Bino: Natyrisht, gripi AH3 N2, që është ky, që qarkullon sivjet, pra gripi shkaktohet nga disa lloje virusesh: A, B dhe C dhe viruset A janë AH3 N2 dhe AH1 N1 që kanë qarkulluar zakonisht. Ky virus që qarkullon sivjet, nuk ka qarkulluar intensivisht, pra që popullata të ketë qenë e mbrojtur me kalimin e kohës. Ajo çfarë ka ndodhur me këtë virus sivjet është se ka pësuar disa ndryshime gjenetike të vogla. Të cilat e kanë bërë këtë virus jo të njohur plotësisht nga popullata. Në këtë mënyrë ai ka një përhapje më masive.

Doktoreshë Silvia Bino deklaroi se gripi AH3N2, që ka mbërthyer gjithë vendin aktualisht, është më intensiv në moshat e vjetra dhe tek fëmijët. E ftuar në emisionin Opinion, Bino tha se po ashtu mbyllja e çerdheve dhe kopshteve ka dhënë rezultate pozitive sidomos në Tiranë. Sipas saj gripi AH3N2 është në nivel shqetësuese dhe duhej të bëheshin këto ‘distancime sociale’. “Kryesisht virusi AH3N2 prek më tepër moshat e vjetra. Por natyrisht që të parët që infektohen janë fëmijët. Kur gripi kalon pragun epidemik, natyrisht ne e quajmë në nivel alarmant dhe me intensitet të lartë. Dhe kur intensiteti është i lartë, dihet që vaksina e gripit sado e efektshme të jetë, nuk ka efektet e vaksinave të tjera, që parandalojnë fruthin, polemelitin etj. Atëherë ka edhe disa masa të tjera që quhen masa të distancimit social. Dhe në masat e distancimit social bëjnë pjesë mbyllja e çerdheve, kopshteve  dhe grumbullimeve masive. Dhe mbyllja e shkollave e kopshteve ka dhënë një rezultat sidomos në Tiranë”, është shprehur Silvia Bino

,

shefe e Departamentit të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka deklaruar, sonte, në emisionin Opinion se ishte Partia Demokratike ajo që ka kërkuar që të shtyhet afati i mbylljes së shkollave deri më datën 16 janar, me arsyen e kushteve tepër të vështira që ndodhen institucionet shkollore dhe parashkollore në vend. Sipas tij, kjo nismë lindi si rrjedhojë e një konteksti shumë më të gjërë se gripi vetë, si edhe për ndryshimet e thella klimaterike të vendit, por duke u bazuar, fillimisht në kushtet e vështira të shkollave pa ngrohje, për kushtet tmerrësisht të vështira të transportit të fëmijëve, etj. Shehu tha se pikërisht për këto arsye të lartpërmendura, ne menduam, se duhet të mbylleshin shkollat deri me datë 16 janar, pasi rrezikohej shëndeti i fëmijëve. Tritan Shehu po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë të prekurve me grip që të mos përdorin aspirinën. “Mos përdorni aspirinë, pasi jep një problem komplikues të rëndë. Sepse aspirina në këto viroza jep një sindrom që quhet sindrom ireji dhe është një nga sindromat më të rrezikshme” është shprehur Tritan Shehu.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT, ka deklaruar në studion e Opinion se sëmundjen e gripit njeriu mund ta kalojë edhe tre herë përgjatë një viti, nëse viruset e ndryshme të gripit të zënë. Pipero tha në Shqipëri, është izoluar H3 N2, pra në vend qarkullon vetëm ky virus gripi në dijeninë e tyre. Ai tregoi se ka raste tek fëmijët e vegjël, tek të moshuarit, gratë shtatzënë dhe të sëmurët kronikë mund të ndodhë se pas gripit, t’i të bësh një infeksion bakteror, jo më viral dhe mund të bësh një infeksion të sistemit nervor-qëndror, të sistemit kardio-vaskular, pra këto janë komplikacione të gripit. Pëllumb Pipero ka pohuar se gjendja e gripit u menaxhua mirë edhe për faktin e mbylljes së çerdheve dhe të kopshteve. Pipero ka deklaruar se virusi H3N2, transmetohet nëpërmjet kontakteve të afërta dhe sidomos permes pështymës, për këtë arsye sipas tij duheshin shmangur kontaktet e shumta mes individëve. “Virusi H3N2 nuk ka qarkulluar intensivisht 10 vitet e fundit në Shqipëri, ose ka qarkulluar, por jo kaq intensivisht. Nisur nga fakti që gripi transmetohet nga kontaktet e afërat, dhe duke pasur parasysh kapacitetet shëndetësore, të cilat mund të mbulojnë në njësin e kohës një fluksn që është 100 veta apo 1000 veta , masa për të mbyllur shkollat ka qënë shumë efektive, jo për të mos u prekur apo për të mos u sëmurur nga gripi, por për të ulur numrin e rasteve nga gripi. Nuk ka asnjë statistikë në botë që të dëshmojë u mbyllën apo nuk u mbyllën shkollat, u prekën më pak apo më shumë njerëz nga gripi. Në opinionin tim është menaxhuar shumë më mirë epidemia e gripit edhe për faktin se janë mbyllur institucionet arsimore për një apo dy javë”, është shprehur Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT. Mes pyetjeve dhe shqetësimeve që qytetarët kishin më tepër, lidheshin me kohëzgjatjen e gripit. Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero, deklaroi në emsionin Opinion, se sëmundja e gripit mund të zgjasë nga 3 deri në 5 ditë.

Mjeku Edi Tushe, ka treguar në studion e Opinion, se disa grupe virusesh janë më agresivë se të tjerët. Sipas tij, është virusi i gripit, tjetër mund të jetë virusi respirator të cilët konçidojnë në kohë me virusin e gripit. Tushe tha se problemi i gripit është gjithmonë ndërlikimi i këtyre viruseve. Ai nënvizoi se problemi që ka Shqipëria është se kjo nuk paraprihet me studimet epidiomologjike, në të gjithë botën ka raportime javore ose mujore lidhur me viruset e ndryshme që qarkullojnë në vende të ndryshme. 

Mjeku Leonard Solis, ka theksuar, sonte, në studion e emisionit Opinion, se mbyllja e shkollave ka qenë efektive.  Sipas tij, nuk duhet harrur, se vërtetë ishte flaka por ka qenë edhe avull benzine. Solis është ndalur edhe tek përkufizimi i epidemisë së gripit, një gjë të tillë e përkufizon edhe numri i të sëmurëve, shpejtësia e përhapjes, si dhe virulenca. Ai nënvizoi se ka qenë një situatë e jashtëzakonshme e të ftohtit dhe përveç nga ana shëndetësore gripi është një sëmundje ekonomike, është një sëmundje politike dhe është një sëmundje e gjithanshme që shkund moshat ekstreme.

Në emisionin Opinion janë dhënë edhe disa konsulta në lidhje me shenjat e sëmundjes së gripit që mund të pllakosin një person. Në këtë rast, pyetjes:

Deri në cilat vlera të temperaturës, duhen përdorur preparatet për uljen e saj dhe në çfarë shpeshtie

? Mjekët janë përgjigjur si më poshtë vijon.

Mjeku Edi Tushe, nënvizoi se 38-39 është e pëlqyeshme tek fëmija. Ndërsa, Pëllumb Pipero tha se personalisht iu rekomandoj pacientëve se deri në 38 e gjysmë u them të marrin lëngje. Mbi 38 e gjysmë, për të rriturit, duhet të marrin antiperiotikë çdo katër deri në gjashtë orë. Nëse temperatura nuk bie, pra zgjat deri në tre ditë, i sëmuri duhet të shkojë tek mjeku.

Një shqetësim tjetër që qytetarët kishin ishte nëse duhet të përdorin preparat për uljen e temperaturës dhe çfarë më shpesh?

Lidhur me këtë shqetësim doktori Pëllump Pipero i ftuar në panelin e emisionit Opinion, ka thënë se deri në temperaturën 38 e gjysmë pacientët të marrin atiperetik, pra  ulës të temperaturës. Ndërkohë lidhur me pyetjen nëse një persona duhet të rijë në shtëpi apo të dal në ajër të pastër, Pipero ka thënë se: “Unë do tu rekomandoja të qëndroni në shtëpi dhe të arjërosni ambientin. Duhet të qëndroni në shtëpi për dy arsye: E para ju duhet qetësi dhe e dyta janë burim infeksioni për të tjerët”, është shprehur Pipero.