Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek Pavarësia e Kosovës si dhe tek mosmiratimi i rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë në Parlamentin shqiptar.
Shehu u shpreh se kjo është një turp dhe një njollë e Parlamentit shqiptar ku bëri thirrje që të caktohet data e diskutimit të asaj rezolute në Parlamentin shqiptar sa më shpejtë.
Tritan Shehu: Sot në fillim të seancës u fol shumë këtu për Pavarësinë e Kosovës, një ngjarje e shënuar, por nuk u fol për një turp të parlamentit shqiptar, për një njollë të zezë, për një shkelje të parlamentit shqiptar të moskalimit të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, të saj rezolute të rëndësishme që dënon një të vërtetë historike mbi të cilën u ngrit lufta çlirimtare e Kosovës, mbështetja ndërkombëtare për Kosovën dhe që i hapi rrugën Pavarësisë së Kosovës për të cilën u diskutua sot në Parlament pa përmendur rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Unë mendoj që kjo është një njollë e zezë që nuk do të shuhet kurrë. Ajo projektrezolutë është këtu akoma në zyrat e këtij Kuvendi, pret që të kalohet në këtë seancë, të diskutohet në konferencën e Kryetarëve dhe të kalohet në këtë seancë ku të miratohet për nderin tonë. Fakti që ju nuk guxoni ta sillni në seancë atë rezolutë tregon për vargonjtë që ju lidhin me ata që duan të pengojn këtë rezolutë. Me Vuçiçin që deklaroi që nuk do të lejojmë që Parlamentet mike të miratojnë një rezolutë të tillë. Dhe ju zbatoni ato urdhra. Të nderuar kolegë në atë periudhë kishte hije në botë që lidhnin Vuçiç dhe Ramën që ndaluan këtë Parlament të votojë atë rezolutë. Përveç turpit e njollës dhe hijes së zezë ju duhet të kuptoni që ajo hije e zezë është shpërndarë. Është një tjetër frymë që fryn sot, janë të tjera ide të reja të demokracisë ashtu siç tha në Mynih zv,presidenti amerikan që nuk censurohet e vërteta. Ju jeni në kundërversë me transapreëncën që kërkohet sot në botën e qytetëruar dhe kërkoj që të kalohet dhe të miratohet dhe të vendoset data e diskutimit të asaj rezolute në parlamentin shqiptar e propozoj këtë gjë për të 10 herë./tvklan.al