Emisioni i datës 16 dhjetor 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu , ka në qendër të diskutimit një çështje shumë të ndjeshme atë të favoreve seksuale.

Intervista e sotme është me profesorin dhe doktorin e Yllin Pangon , ish-ministër i Kulturës dhe njëherazi deputet është rikthyer me një protagonizëm të dyfishtë , me një libër të përkthyer me titullin “ Skandal , ese për moralin shqiptar” , një libër në të cilin z.Pango ka folur për rastin e vet, për atë që njihet si skandal seksual dhe nga disa të tjerë si akt korruptiv.

Ylli Pango: E kam thënë disa herë më parë që atë video nuk e kam hedhur unë . Materiali është përgatitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë nuk kam hyrë në këtë punë . E kam deklaruar edhe herët e tjera se në këtë botë ka edhe miq të mirë dhe unë nuk e kam as aftësinë që të bëja hedhje të tilla në Youtube dhe nëse ka ndonjë ekspert të kësaj pune le t’a vërtetojë që ai material është përgatitur atje .Tani kjo mund të përbëjë ndonjë material shumë interesant për ju për histori detektivësh madje unë më vonë kam ndërmend të vendos ndonjë çmim për gazetarinë investigative , që të shikojë komplet gjërat nga fillimi.

I pyetur nga Blendi Fevziu që nëse ky material është publikuar përpara se t’i dorzohej prokurorisë apo ka qenë kjo e fundit që e ka bërë publike z.Ylli Pango shprehet se prokuroria nuk ka lidhje fare me këtë material dhe se ky material mund të këtë edhe një burim tjetër , prodhuesit vetë.

Ylli Pango: Momentin e parë shokues kur unë vetë që në ngjarje kaq banale dhe kur them banale jo në atë sensin por një ngjarje krejtësisht e zakontë kur të vjen një njeri në shtëpi , të transformoi në një stuhi të tillë, dhe unë për këtë arsye edhe vetë nuk e besoja . Mbasi ka derdhur tërë atë breshër apo lum për dhjetë ditë për të gjithë mediat dhe politikën apo parlamentin e të gjithë me rradhë , përfytyroj një njeri që mban aq shumë gjëra . Kjo më bëri të zbulojë edhe më shumë gjëra të tjera interesante . Madje juve jua ka thënë edhe vetë kryeministri në këtë studio që ky është një linçim , një linçim dhe madje ka thënë që është shënuar shtëpia që është kështjella e njeriut , madje ka thënë që ku janë OJQ në Shqipëri që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe si mund të thuash akoma që e meriton këtë kur në këtë formë paragjykuese të shkatërron jetën e njeriut apo edhe të fëmijëve .

Ylli Pango shprehet se ideja për t’iu futur kësaj historie ishte sepse ndonjëherë njeriu në kujtesën e tij në momentin e parë pas atij sulmi barabar apo shtazarak ka mend të mbledhi veten së pari pasi për familjen ka qenë një ngjarje shumë e rëndë dhe e gjitha kjo kaq ka rezultuar për të thjesht si një sulm mediokër ./tvklan.al