Erion Braçe: “Si procedurë ishte krejt normale dhe transparente, në sy të të gjithë publikut, e të tjera me rradhë. Pastaj nëse më pyesni kujt krahu ishin, është shumë e vështirë për tu thënë se kujt krahu ishin, sepse mendoj që edhe koferenca nuk gjykojë sipas palëve, pavarësisht se pati një tendencë për votim të njëanshëm me ato fletushkat e shpërndara edhe në sallë për të orientuar delegatët se për kë duhet të vototnin, por kam përshtypjen se nuk duhet gjykuar kështu sa ishin të njërit dhe sa të tjetrit, sepse po ti hymë hesapeve emër më emër nuk dihet se si dalin”.
Anastas Angjeli: “Trregojë një nivel të lartë organizimi, përgjegjsie, përkushtimi të të gjithëve dhe padyshim edhe zgjedhja e delegatëve ishte demokratike, trransparente dhe të zgjedhurit delegatë janë nga më përfaqësuesit, më cilësorët, janë ata që kanë mbajtur peshën kryesore të Partisë Socialiste në Tiranë, veçanërisht në fushatën elektorale të fundit që u zhvillua me 12 Tetor dhe që do të mbajnë përsëri edhe për turin e dytë me 28 Dhjetor për të siguruar fitoren e socialistëve në Tiranë”.
Nazmi Bilani: “Ne me gjithë përplasejt, me gjithë mosaprovimin, me gjithë mungesën e emancipimit në ndonjë rast, përsëri jemi partia më e emancipuar në këtë vend, jemi partia që realisht kemi mbajtur gjallë jetën politike në vend, me debatin brenda nesh, me zgjidhjet që japim, me hapsirat që krijojmë dhe ajo çka është më e rëndësishmja në gjithë këtë debat duhet patjetër të keni një gjë parasysh, që këta që pretendojnë për mendimin ndryshe, ky mendim ka qënë plotësisht i lirë në PS, asnjëherë nuk është anatemuar, ka qënë i sigurtë mendimi ndryshe vetëm se çështjet këtu u konfrontuan sepse erdhi një votim ndryshe, duhet ta dallojmë njëçikë këtë, ka një mendim ndryshe dhe një votim ndryshe. Votim ndryshe do të thotë një votim kundra më saktë. Kjo ka qënë ajo që përshtjellon të gjithë situatën, sa për mendimin ai ka qënë krejt i lirë, ju e patë dhe në këtë koferencë, e patë që Edi Rama nuk i mblodhi firmat, megjithate ne e lejuam të propagandojë idetë e tij, e lamë zotin Meidani të propagadojë dhe të jeni të sigurtë që kongresi do të jetë një kurorzim i kësaj fushate elektorale”.
Marko Bello: “Partia Socialiste trregojë edhe njëherë që është forca më demokratike në vend, sepse koferencat trreguan që u bë një debat i gjallë midis konkurentëve, më pak zoti Meidani i cili preferon më shumë median ose takime të veçanta, por takimet e zotit Nano dhe zotit Rama, ballafaqimet e tyre, reagimi i antarësisë trregojë që në parti pranohet dhe mendimi ndryshe, sigruisht jo votimi kundër. Mendoj që kjo frymë do të përsëritet dhe në kongres, duke u ndalur në problemet që kanë dalë gjatë këtyre 4 viteve, për ti riparuar ato që të mos përsëriten në të ardhmen skenar të frikshëm që rrezikojnë qënien e Partisë Socialiste në pushtet”.
Gazetarja: Si e shpjegoni faktin që u votua kundër mbështetësve të Nanos në koferencën e Tiranës?
Marko Bello: “Mua nuk më pëlqen ti ndajë delegatët në mbështetës të Nanos dhe të Metës sepse përderisa kemi te bëjmë me një votim të fshehtë nuk mund të dekospirojmë votën, askush nuk do të garantojë se si do të votohet në kongres sepse është një votim i mbyllur, i fshehtë dhe nuk mund të pretendojmë sot që kanë fituar për kast të njërit apo të tjetrit”.
Mustafa Muçi: “Unë nuk mund të bëj llogari se si delegatët janë të ndarë në mbështetës të njërit kandidat apo të tjetrit, por e rëndësishme është që procedurat, mënyra e koferencës, e ritheksoj mënyra e zhvillimit të koferencës ka qënë me të vërtetë model për arsye sepse ajo ç’ka pamë në koferencat e Beratit, të Fierit, të Vlorës apo të Rrëshenit ku përgjigja e delegateve të këtyre konferencave ndaj deputetëve të cilët kishin një mendim ndryshe nga kryeministri ishte mëse reaksionarë, unë mendoj që kjo koferencë mund të cilësohet si një arritje e vërtetë në kuadrin e zhvillimeve brënda Partisë Socialiste për këtë kohë”.
Gazmir Bizhga: “Koferencat besoj kanë qënë mjaft normale, pavarsisht nga ndonjë manipulim fals që i është bërë opinionit për koferenca të veçant. Kanë qënë krejt normale, koferenca pune, me hapsirat e nevojshme për të tëra kandidaturat që kanë dashur të inspirojnë për detyrën e kryetarit të partisë dhe mendoj që dhe rrjedhimet kanë qënë krejtësisht demokratike, pra edhe përzgjedhjet e delegatëve, mendoj që në këtë frymë do të jetë edhe kongresi”.
Dritan Prifti:“Koferenca e Tiranës ishte nga të vetmet koferenca që nuk kishte kërcënime apo manipulime dhe me një kontekst që nuk ka pasur kërcënime dhe manipulime u duk qartë se nga kush krahë janë socialistët./tvklan.al