Të ftuar:
Artan Hoxha,
Ylli Manjani,
Lorenc Vangjeli,
Maks Haxhia,
Xhevahir Zhabina,
Çlirim Gjata
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, i ftuar në emisionin “Opinion” ku po diskutohet heqja e pasaportës së ish-ministrit, ka treguar disa detaje për këtë çështje.
Sipas Haxhiaj, në çështjen Tahiri nuk ka asnjë fakt të ri përveç Orest Sotës, dhe e vetmja lidhje sipas avokatit është gjetja e patentave në makinën e tij.
Nga ana tjetër ai ka treguar se kërkesa e prokurorisë për heqjen e pasaportës është bërë më datë 6 dhjetor, ndërsa vendimi është marrë në datën 9. Sipas avokatit, vendimi i prokurorisë është marrë pa prezencën e palës së akuzuar (që në këtë rast është Tahiri), ndërsa pritet që pas 5 ditësh ish-ministri ti drejtohet prokurorisë për të dëgjuar vendimin, si edhe për të paraqitur kushtet.
****
Kush do të jetë prokurori i përgjithshëm?
****
Eric Faye!