Partitë parlamentare opozitare ende nuk kanë gjetur një pajtueshmëri për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Derisa PDK-ja është për shpërbërjen e Kuvendit madje për këtë ka votat edhe të pushtetit, LDK e AAK kërkojnë shkarkimin e qeverisë apo dorëheqjen e kryeministrit, e për këto propozime nuk pajtohet partia në pushtet.
“Deri më tani ende nuk jemi në situatë kur kemi një dakordim që vendi të shkojë në zgjedhje. Si GP jemi në një komunikim intensiv me të gjitha palët në mënyrë që këto data të mos i humbim dhe Kosova të shkojë në zgjedhje qoftë më 30 qershor, qoftë më 7 korrik”.
Si rezultat ende nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit.
“Ne asnjëherë nuk kemi thënë që kemi frikë nga shkuarja në zgjedhje apo rikonfirmimi i mandatit te sovrani, por nuk mund ta bëjmë këtë me vetëm një grup parlamentar të opozitës. Nëse është një opozitë e bashkuar që kërkon shpërndarjen e Kuvendit, mund të dakordohemi për datën e përbashkët”.
Partia në pushtet është deklaruar se po pret unifikim të këtyre të fundit. Për AAK-në, shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton dalje për Qeverinë Kurti.
Javë më parë kryeministri Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje por opozita është ajo e cila po heziton, derisa ka thënë se shkarkimi i qeverisë apo dorëheqja e tij është e pamundur pasi sipas tij është duke qeverisur mirë me vendin.
Tv Klan