Teksa opozita e bashkuar është duke mbajtur protestën e radhës këtë herë përpara Parlamentit, kryeministri Edi Rama është zhvilloi për rreth 60 minuta një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, njofton ABC News.

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ruçi u mbajt tek kryesia e Kuvendit.

Prej orës 10:00 me qindra qytetarë dhe opozita janë duke protestuar dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira.

/tvklan.al